Rusia po pret ende një përgjigje nga Ukraina për propozimin e fundit me shkrim të dërguar në Kiev, në sajë të bisedimeve të paqes.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh i habitur me faktin që presidenca e vendit fqinj nuk ishte informuar.
“Dëgjuam Presidentin Zelensky që tha se nuk ka marrë asnjë tekst, nuk ka parë asnjë dokument, gjë e cila ngre disa pikëpyetje pse askush nuk po i raporton Presidentit Zelensky për versionin tonë të propozimit”, u shpreh Peskov.
Komentet nga të dyja palët shfaqin problemet serioze në komunikim dhe ecurinë e pakët në negociatat e paqes.
Javën e kaluar, Putin tha se bisedimet kanë arritur në një fund pa krye, ndërsa Zelensky paralajmëroi ndërprerjen e negociatave në çdo moment nëse zbulohen masakra të reja të Rusisë në Ukrainë.
Moska nuk lëshon pe në kërkesat e saj, ashtu si edhe Kievi./albeu