Zv/kryeministri Arben Ahmetaj u pyet nëse do ta merrnin parasysh propozimin e opozitës për uljen e TVSH-së nga 20% deri në 6% për artikujt bazë siç janë produktet e shportës.
Ahmetaj u përgjigj duke thënë se nuk mund të bëjë komente pa marrë dokumentin zyrtar të propozimit.
“Propozimi i opozitës nuk është se është paraqitur një dokument zyrtar që të komentoj, kur të paraqitet do të merrni dhe komentet tona zyrtare”, tha Ahmetaj./albeu.com