Propozimi francez, opozita në RMV sërish me fishkëllima gjatë fjalimit të deputetëve të LSDM-së

Sot për të tretën ditë radhazi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po debatohet për propozimin francez, që do i hapte rrugë një marrëveshjeje me Bullgarinë dhe rrjedhimisht edhe hapjes së negociatave për vendin në Bashkimin Europian.

Njësoj si në ditët e kaluara, opozita sërish është kundërpërgjigjur me fishkëllima gjatë fjalimit të deputetëve të LSDM-së.

Kujtojmë se prej ditësh situata në RMV është jashtëzakonisht e ndezur, për shkak se opozita e quan “tradhëti kombëtare” një marrëveshje me Bullgarinë mbi bazën e propozimit francez./albeu.com/