Komisioni i Shëndetësisë është përfshirë nga debate të ashpra ditën e sotme, ku protagonist kanë qenë deputetja demokrate, Albana Vokshi dhe ministrja Ogerta Manastirliu.
Ditën e sotme u thirr në dëgjesë ministrja Ogerta Manastirliu.
Përplasja me kryetaren e komisionit, Alban Vokshi, erdhi pas debateve për rimbursimin e mësuesve të prekur nga Covid.
Ogerta Manastirliu tha se kemi një mbulesë vaksinale 90% përsa i përket mësuesve. “Që në datë 13 mars ka filluar vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve. Kemi vijuar jo vetëm me vaksinimin në shkollë por gjithashtu dhe me vaksinimin në universitetet. Deri më sot janë vaksinuar 28,512 mësues. Kemi një mbulesë të mirë vaksinale përsa i përket vaksinimit me dozën e parë dhe të dytë, mbi 90 % të mësuesve të shkollave fillore dhe të mesme rezultojnë pra të vaksinuar me një dhe dy doza”, tha Manastirliu. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,909,861 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 891,707 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID.
Ndërkohë, Vokshi ka insistuar vazhdimisht me pyetjen e saj përse nuk janë rimbursuar mësuesit, duke u përplasur me ministren.
Pjesë nga debati:
Ogerta Manastirliu: Zbatimi i masave të propozura nga ekspertët e institutit të shëndetit duhen zbatuar nga të gjithë. Mund të ketë raste, e kuptoj që ju zonja Vokshi i keni qejf provokimet. Si kryetare duhet të keni vullnetin për të dëgjuar. Keni thirrur në komision ministren për të informuar.
Albana Vokshi: Vazhdoni raportin, mos u merrni me mua. Raportoni për çdo pyetje që kam bërë. Pse në shkolla ka mbinarkesë
Ogerta Manastirliu: Ministria ka marrë të gjitha masat. Qëllimi ka qen që ti mbajmë shkollat e hapura. Janë kryer të gjitha inspektimet, monitorimi i respektimit të masave anti-Covid. Për ne ka qenë në fokusin tonë për uljen e infektimeve. Gjatë këtyre muajve kemi mësuar shumë. Si ministri kemi pasur detyrimin për kryerjen e një strategjie. Janë kryer mbi 23 mijë testime në shkolla. Që në datë 13 mars ka filluar vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve dhe mësuesve. Janë vaksinuar 28 512 mësues. Kemi një mbulesë të mirë vaksinave.
Albana Vokshi: Përgjigju pyetjes, propagandën bëje të shkallët e qeverisë!
Ogerta Manastirliu: Unë punoj nuk bëj propagandë. Janë vaksinuar mbi 62 mijë me dozën e parë. për përpjekjet q kemi bërë kjo ka rezultuar rreth 8 mijë studentë të vaksinuar me një dozë. Është proces shumë kompleks. Ndaj ne si ministri në çdo universitet kemi ngritur pikat e vaksinimit
Albana Vokshi: Ju nuk duhet të ishit aty. Duhet të të intimidonte drejtësia jo unë.
Ogerta Manastiurliu: Lërë drejtësinë të bëj punë e vet.
Alban Vokshi: SPAK po të kishte vepruar nuk do ishit sot aty. Unë nuk nervozohem fare. Raportet i diskutojmë. Sa mësues janë rimbursuar? Sa rëndë që jeni?
Ogerta Manastiurliu: Kryetarja flet me kaq pa edukatë, nuk kam parë. Duhet të kërkoni ndjesë
Alban Vokshi: Keni thënë se mësuesit do të trajtohen si kategori e veçantë.
Ogerta Manastiurliu: Mësuesit janë patjetër…kjo pandemi
Albana Vokshi: Më thuaj sa janë rimbursuar. Pse mësueesit nuk rimbursohen?
Ogerta Manastiurliu: Ju nuk të lini të komunikosh. Mund t’ju mos u pëlqejnë pyetjet e mia. Po ju jap sa qytetarë janë trajtuar nga paketa. Për sa i përket profesioneve që janë mbështetur nga paketa ne jemi duke bërë një ndarje të të gjithë profesioneve.
Albana Vokshi: Keni mashtruar kur keni thënë se janë kategori e veçantë
Ogerta Manastiurliu: Patjetër që janë e veçantë. Janë vaksinuar të parët. Çfarë po thua kështu moj zonjë. Pse i ofendon mësuesit kështu. Kush po të thotë që nuk janë. Mësuesit janë grup risku./albeu.com/