Prokuroria sekuestron celularët e dy adoleshentëve, pas masakrës me 3 të vrarë dhe 2 të plagosur në Klos

Prokuroria e Burrelit ka marrë në dorëzim dy telefonat e adoleshentëve Kenado Shira dhe Renato Hasula, që u përfshinë në një konflikt për një vajzë, duke sjellë dhe tragjedinë e rendë me 3 të vrarë.

BalkanWeb raporton se, duke iu referuar dhe prokurorit të çështjes, Abaz Muça, se telefonat do t’i nënshtrohen ekspertimit për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo shantazhe nga ana e të rinjve kundrejt 16-vjeçares.

Po ashtu mësohet se nga telefonat e të rinjve janë fshirë mesazhet që thuhet se kishte shantazhe e kërcënime.

Kujtojmë se dy ditë më parë në Klos Fiqiri Mjeshtri vrau me armë zjarri Ilir dhe Kenado Shirën dhe plagosi Eglantin dhe Renato Hasulën, ndërsa më pas u vetëvra. autori i krimit është babai i vajzës që u bë ‘mollë sherri’ e përplasjeve mes dy fiseve, pasi pretendohet se dy të rinjtë, kushërinj me njëri-tjetrin ngacmonin adoleshenten.