Prokuroria përfundon verifikimet për dy kandidatë për deputetë(FOTO LAJM)

Prokuroria e Përgjithshme ka verifikuar dy kandidatë për deputetë  në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Bëhet fjalë për kandidatin e Nismës “Thurje” Napolon Laska dhe për një kandidat tjetër. Vendimi dhe rezultatet e verifikimit i janë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas vendimit të Prokurorisë, kandidati Napolon Leska nuk rezultoi të ketë kryer ndryshimin në përbërësit e gjendjes civile të ndryshme nga ato të deklaruara në formular.

Nuk rezultoi i dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë vepre penale nga autoriteti gjyqësor shqiptar.

Nuk rezultoi i dënuar me vendim gjyqësor jo përfundimtar nga autoritetet gjyqësore shqiptare për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Nuk rezultoi të ketë qenë i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligj zbatuese për kryerjen e një vepre penale.

Nuk rezultoi të ketë qenë i siguruar me ndonjë masë shtrënguese të sigurisë personale.

Ndërkohë bëhet fjalë edhe për një kandidat tjetër, nga radhet e LSI.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për 2 subjekte vetëdeklarues, kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe po trajton të gjitha kërkesat e përcjella, për verifikim të thelluar e të plotë të të dhënave të pasqyruara në Formularët e Vetëdeklarimit nga personat, subjekte të këtij ligji që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

KUSH JANE EMRAT E KANDIDATEVE QE I JANE CUAR PROKURORISE

Koalicioni ABEOK
Altin Gjeloshaj
Elsa Voka
Daniel Prroj
Ervis Beu
Ido Pashaj

Partia Bindja Demokratike
Arsen Belaj
Bahri Shabani

Partia Lëvizja për Ndryshim
Dashamir Tahiri
Adrian Gjoka

Partia Lëvizja e Re
Ilmi Kuka

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

Arbër Arifaj
Ashim Tafilaku
Aelton Ismaili
Ferdinant Aligjoni
Ilir Hysi
Artur Baku

Partia Nisma Thurje
Boris Shakaj
Napolon Laska

Partia Demokratike
Agron Kapllanaj
Gentian Muca
Rezeart Tusha
Zef Hila

Partia Social Demokrate
Kleo Murataj
Tom Doshi
Serdar Hoxha

Partia Socialiste
Artan Bitri
Halim Dauti
Ldeonard Beqiri


Shtuar 16.04.2021 14:23