Prokuroria nis hetimet për vdekjen e Dwamena, merren në pyetje mjekët e ekipit dhe personeli i ambulancës

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim në lidhje me vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë nga problemet me zemrën pasi kolapsoi në fushën e lojës.

Deri më tani janë marrë në pyetje edhe mjeket e ekipit, personali autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë.

Trupi pajetë i futbollistit ndodhet në Tiranë nga ku po kryhet procesi i autopsisë. Hetimi nga prokuroria vijon për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.

Prokuroria po mbledh dëshmi te ekipit dhe stafit mjekësor, pjesë procedurale për rastin në fjalë, ku një futbollist humbi jetën në fushë. Dosjes pritet ti bashkohet edhe raporti ekspertizës mjeko ligjore, nëpërmjet te cilës përcaktohet saktë shkaku dhe ora e saktë e vdekjes.

 


Shtuar 12.11.2023 14:07