Prokurori në Vlorë del para KPK, nuk justifikon pasurinë: 79 mijë euro i kam fituar me baste

Këtë të Mërkurë ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Alfred Sali, me funksion prokuror në Prokurorinë e Vlorës.

KPK ka kryer hetim në të trija kriteret, përkatësisht pastërtisë së figurës, aftësive profesionale dhe justifikimin e pasurisë. Sipas KPK ka rezultuar se sa i takon pasurisë, ka kryer deklarim të rremë si dhe janë konstatuar pasaktësi.

Rezulton se Sali në 2014, në deklaratën e pasurisë pretendon se ka fituar në bastet sportive onlinë bet 355 me seli në Gilbraltar shumën prej 79 275 euro. Një pjesë të kësaj shume prokurori deklaron se ia ka dhënë hua babait të tij në vlerën e 56 mijë eurove.

Sipas KPK, edhe pse prokurori ka patur likuiditet, ka marrë kredi në mënyrë që nuk është arsyetuar qartë.  Shuma e parave e fituar në lojërat e fatit, duket e dyshimtë, pasi nuk vjen në harmoni me deklaratat e pasurisë.

Në përfundim rezulton se mos deklarimi i shumës prej 56 mijë euro, marrja e një kredie bankare dhe ekzistenca e një tjetër kredie edhe pas fitimit të lotarisë, vazhdonte të paguhej me një kredi tjetër, ngrenë dyshimin se shuma e parave të fituara në lojë fati duket se ka krijuar një deklarim të rremë. Nga hetimet e KPK-së, ka rezultuar se ka patur lëvizje bankare mes prokurorit dhe kompanisë së basteve ku evidentohet se ka qenë frekuentues i kësaj i këtij aktiviteti, duke cënuar figurën dhe integritetin e prokurorit.


Shtuar 20.07.2022 12:18