Projektligji për tokat bujqësore, përplasje në komision: Gjiknuri voton kundër dhe largohet pas debatit me Manjën

Ditën e sotme,Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku ndër temat kryesore ishte shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e t  bujqësore”, të ndryshuar”.

Një nga pikat që ndezi diskutimet ishte ndikimi i mundshëm i vendosjes së impianteve eolike në tokën bujqësore. I pari që doli kundër ishte deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili argumentoi se këto struktura kërkojnë shpime në tokë dhe një platformë të madhe prej betoni, çka sipas tij do të sillte dëmtim të tokës.

Të lidhura

None found

Në të njëjtën linjë u pozicionua edhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri, i cili votoi kundër nenit 1 të projektligjit bashkë me dy deputetët e PD-së.

Më pas, ai kërkoi shpjegime nga përfaqësuesit e drejtorisë përkatëse, të cilët nga ana e tyre këmbëngulën se strukturat do të vendosen drejtpërdrejt në tokë, pa përdorur bazamente betoni.

“Që të vësh një kullë për ‘wind farm’, është 100 metra e lartë dhe nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Bëhet fjalë për kulla shumë të larta. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”, deklaroi Gjiknuri mes të tjerash.

Debati u ashpërsua edhe në momentin e votimit të projektligjit në tërësi. Strazimiri kërkoi të vijonte me pyetje për paqartësitë që, sipas tij, mbeteshin të hapura, por u ndal nga kryetari Manja. Përplasja u shtri edhe te Gjiknuri dhe, pas shkëmbimeve të forta, ai u largua nga mbledhja.

Strazimiri: Kam pyetje.

Manja: U ezauruan.

Strazimiri: Po unë s’kam mbaruar gjimnazin bujqësor. Kam pyetje për ty.

Manja: Po.

Strazimiri: Fakti që në projektligj kanë sjellë edhe shënimin “eolik”, ka një problem këtu. Është një instrument që jepet në dorë edhe të njerëzve të papërgjegjshëm në të ardhmen. Urgjenca që keni për këtë ligj do të thotë se po bëni dëm. Nuk po na lini të sqarohemi.

Manja: Në rregull, e gjetët lepurin në ferrë ju të tre (Bylykbashi, Strazimiri dhe Gjiknuri).

Gjiknuri: Një sekondë, sepse nuk u sqaruam, më jep fjalën.

Manja hedh për votim ligjin dhe e miraton, teksa votën e Gjiknurit e konsideron si abstenim.

Gjiknuri: Do më jepni fjalën apo të largohem fare.

Ulsi: Mund të ikësh, rri te abstenimi ti. Merru me Oerdin.

Gjiknuri: Në rregull, po largohem.


MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş