Projekti i urës mbi Bunë, Rama i rrëfen Abazoviçit nostalgjinë e gjyshes

Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez, shqiptari Dritan Abazoviç, prezantuan këtë të mërkurë projektin e urës mbi lumin Bunë që do të lidhë zonën e Velipojës me Ulqinin.

Abazoviç gjatë fjalës së tij, kërkoi që ura të projektohej me një lartësi të mjaftueshme për të lejuar kalimin e varkave dhe jahteve.

Kjo bëri që kryeministri Rama dhe të rrëfente nostalgjinë e gjyshes së tij për transportin me varka të vogla mbi Bunë rreth 70-vjet më parë.

Pjesë nga biseda:

Abzaviç: Shpresojmë që një ditë lumi Bunë do të hapet për anijet dhe jahtet, për të shkuar siç qe 70 vite më parë. Do të jetë e përkryer dhe do të na japë një vizion të ri për përdorimin e Liqenit të Shkodrës. Por lartësia për kalimin e këtyre anijeve duhet të mendohet që tani pa u ndërtuar.

Rama: Ky është një nga elementët e marrë në konsideratë dhe ura do të jetë e gatshme të lejojë lundrimin e anijeve të të gjitha përmasave. Së paku le të arrijmë atë fazën e 70 viteve përpara, ku gjyshja ime që jetonte asokohe në Shkodër i përdoret ato anije dhe ishte aq nostalgjike për atë kohë.

Po të shohësh fotot e Marubit sheh vende kaq të bukura me varka të vogla dhe së paku të arrijmë aty dhe anijet më të mëdha do të vijnë me kohën .Jemi këtu për të ndërtuar urën. Le të ndërtojmë urën.