Projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Rama: Ka shtuar punën, 220 ndërhyrje në territor

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dije se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kryer 220 ndëryrje në territorin e vendit gjatë vitit 2022. Rama bën me dije se këto ndërhyrje shkojnë në  funksion të zhvillimit të turizmit, infrastrukturës dhe fuqizimit të komuniteteve.

“220 ndërhyrje në territor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përfunduar në 2022 apo në proces për 2023, të cilat përmirësojnë jetën e komuniteteve, fuqizojnë shërbimet, turizmin e zhvillimin rural, rrisin ekonominë – më pak fjalë e akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që punojnë dhe kanë punë për të zgjidhur”, shkruan Rama ndërsa ka ndarë dhe hartën e Shqipërisë, ku tregohen vendet ku janë bërë ndërhyrje.

/Albeu.com/ 

 

 


Shtuar 25.01.2023 14:27