Kryeministri Edi Rama ka uruar sot qytetarët me një mesazh të shoqëruar me foto nga festimet e Nëntorit në shkollat e vendit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka ndarë foto të realizuara nga nxënësit, duke theksuar se atmosfera nëpër shkolla është gjallëruar falë punës së fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit “Art dhe Zeje”.
MIRËMËNGJES dhe me pak çaste nga atmosfera e bukur e festave të Nëntorit në shkollat tona, ku gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit Art dhe Zeje, ju uroj një javë të mbarë “, shkruan Rama.
