Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi prezantoi pak minuta më parë Muhamet Rrumbullakun si drejtorin e ri të Policisë së Shtetit.
Ky vendim erdhi pas shkarkimit të Gledis Nanos nga ky post.
Kush është Muhamet Rrumbullaku?
Rrumbullaku është ndër emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Gledis Nanos pak ditë më parë.
Ai shtë diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.
Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari.
Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu./albeu.com/