Produktet më të mira për të parandaluar teprimin me ushqim gjatë festave të ardhshme

Janë disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë të parandaloni mbingrënien gjatë festave të ardhshme të fundvitit.

Sipas revistës Eat This, Not That, vezët mund të jenë jashtëzakonisht të dobishme në parandalimin e mbingrënies, pra shtimit të peshës. Një vezë përmban gjashtë gramë proteina të cilësisë së lartë dhe pesë gramë yndyrë (shumica e të cilave janë të pangopura). Sigurisht, si proteinat ashtu edhe yndyrat do t’ju mbajnë të ngopur.

Fëstëkët janë në vendin e dytë ndër ushqimet e rekomanduara. Në një studim, morën pjesë femrat që konsumuan 44 gramë fëstëkë për mëngjes për 12 javë dhe ato që nuk i hëngrën (ato ishin grupi i kontrollit). Rezultatet treguan se fëstëkët nuk shkaktojnë rritje të peshës trupore. Është vërejtur një rritje e ngopjes.

Kumbullat e thata janë plot me substanca që mbrojnë shëndetin e kockave. Përveç kësaj, hulumtimi tregoi se njerëzit që hanin kumbulla të thata më vonë ishin më pak të uritur dhe merrnin më pak kalori në përgjithësi, krahasuar me ata që hanin lloje të tjera ushqimesh. Kumbullat e thata janë frut me një indeks të ulët glicemik që përmban fibra natyrale.

Nutricionistja Liz Shaw vuri në dukje se shega është “një ushqim praktik që do t’ju mbajë të ngopur gjatë sezonit të ngarkuar të festave”. Shega përmban fibra dietike dhe antioksidantë që do të forcojnë imunitetin tuaj gjatë muajve të dimrit.

Konsumimi i kosit grek mund të ndihmojë gjithashtu në menaxhimin e peshës. Nutricionistja Lauren Harris-Pincus beson se kombinimi i kosit grek, frutave dhe arrave është ideal, sepse do të merrni shumë proteina dhe fibra në trupin tuaj.


Shtuar 21.11.2022 16:13