Ish-ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, në cilësinë e të ngarkuarit me punë të BE, është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt #BE-së.
Kujtojmë që ambasadori Soreca është në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.