Procedohen 11 persona pas bllokimit të trafikut gjatë marshimeve në Tiranë

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë vijuar veprimet hetimore dhe procedurale në lidhje me tubimet e mbajtura në Tiranë më 22 dhe 23 qershor 2026, duke identifikuar dhe proceduar penalisht 11 shtetas të dyshuar për përfshirje në veprime që prekin rendin dhe qetësinë publike.

Për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, në gjendje të lirë janë proceduar shtetasit: D. G., 50 vjeç, I. D., 55 vjeç, E. E., 32 vjeç, E. B., 29 vjeç, V. D., 30 vjeç, E. Z., 26 vjeç, Xh. P., 27 vjeç, B. K., 36 vjeç, D. B., 32 vjeç, Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.

Të lidhura

None found

Sipas hetimeve, dyshohet se këta shtetas e kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme nga ato të deklaruara zyrtarisht. Konkretisht, bëhet fjalë për kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”, kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës, si edhe kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Për pasojë, në këto akse me qarkullim të lartë të automjeteve dhe lëvizje të shumta qytetarësh, është bllokuar lëvizja e lirë e mjeteve dhe e qytetarëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


Shtuar 25.06.2026 19:09

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingnakitbahisnakitbahisbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasinoroyaljojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet