Problemet teknike të furgonit “i bëjnë” gropën”, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë për kultivim dhe tregtim të lëndëve narkotike

Dy shtetas shqiptar janë arrestuar për prodhim dhe trafik droge në Nevilles të Belgjikës.

Mësohet se emri i presonit që drejtonte plantacionin është Drini S. dhe është dënuar me 15 muaj burg dhe me 8000 euro gjobë.

Po ashtu bashkëpunëtori i tij me iniciale Marsel A., është arrestuar dhe dënuar me 1 vit burg dhe është gjobitur po ashtu me shumë 8000 euro.

Drini S., ishte ai që u arrestua në Nivelles, pasi u kap me 19 kg kanabis, ndërsa Marsel A., ishte bashkëpunëtori i tij klandestin i cili punonte në një plantacion droge.

 

 

Media vendase bëjnë me dije se Drini S., ishte përpjekur ti shpëtonte policisë duke u larguar me një fugon të tipit “Ford Transit”, por për shkak të probleme teknike ai ka lënë mjetin për të ikur në këmbë. Por, nuk mundi dot pasi u kap nga autoritetet belge.

Gjatë kontrollit të fugonit, policia ka gjetur më shumë se 19 kg kanabis dhe ka sekuestruar edhe celularin e tij.

Ndërsa në kontrollin në plantacionin  e shqiptarit, u gjetën 6 dhoma kultivimi me 1510 bimë kanabis gati për tu korrur. Shtetasi tjetër Marsel A.,  luante rolin e “kopshtarit”.


Shtuar 4.01.2023 18:35