“Priten reshje të dendura shiu”, Peleshi apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Shqipëria është goditur nga stuhia CIANAR gjatë ditës së sotme, ku ka patur dëme të shumta materiale dhe shumë rrugë të bllokuara.

Mbrëmjn e sotme janë zhbllokuar disa nga akset rrugore, por gjatë natës mund të kemi sërish përkeqësim të motit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko peleshi, përmes një postimi në Facebook thekson se sipas parashikimeve të IGJUM, gjatë natës do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë në formë rrebeshi në të gjithë territorin.

Vëmendje e shtuar është në qarqet Dibër e Shkodër, ku po punohet për pastrimin e disa akseve.

Sipas parashikimeve nga IGJEO, gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, ku në një pjesë të madhe të tij reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta”, shkruan Peleshi.

Po ashtu, ministri u bën thirrje qytetarëve të njoftojnë në kohë, në rast nevoje dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

 


Shtuar 3.11.2023 22:21