Pritej! Kush janë dy emrat “VIP” në PS që Rama i konfirmoi zyrtarisht në qeverinë e re

Kryeministri Rama ka zbuluar dy emrat e parë të qeverisë së re, të mandatit të tretë dhe ato janë: Elisa Spiropali dhe Taulant Balla.

Kështu nënkryetari i Partisë Soclialiste Taulant Balla dhe ministrja e për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin, do të vijojnë që të konfirmohen në detyrë mandatin e tretë.

Kështu bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me deputetët e rinj dhë të vjetër ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.

‘Të dy Taulant Balla dhe Elisa Spiropali konfirmohen në detyrë dhe ne do ta kemi të plotë mbështetjen tonë për ta.’- tha Rama.

DEKLARATA E KRYEMINISTRIT RAMA:

Do të ndalem në një falenderim të veçantë për ministren Elisa Spiropali dhe për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Të dy kanë punuar fort. Taulant e ka udhëhequr grupin me një frymë fantastike, Elisa e ushtruar detyrën e saj me mjaft efikasitet, të dy e meritojnë një falenderim të veçantë së bashku me konfirmimin e tyre në detyrë për mandatin e tretë.

 


Shtuar 27.08.2021 19:54