“Prisnit që COELA të mos e kalonte raportin për integrimin”, Balla-opozitës: T’i përgjigjemi këtij momenti historik, shërbejini Shqipërisë dhe lërini urdhrat e partisë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së në Kuvend, deputeti Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme (21 maj) që të vazhdonin frymën e bashkëpunimit në të mirën e Shqipërisë dhe të miratonin marrëveshje dhe ligje që i shërbenin procesit të integrimit të vendit në BE.

Duke ‘thumbuar’ kundërshtarin politik ai u shpreh se shumë prej tyre prisnin sot që grupi i COELA të mos e kalonte raportin e IBAR për miratim tek ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për Shqipërinë, duke nënvizuar se edhe ata kishin pasur kontributin e tyre, ndaj ta vazhdonin këtë bashkëpunim siç bënë edhe me rezolutën javën e kaluar që e votuan unanimisht.

Të lidhura

None found

Balla tha se raporti mori 27 vota, teksa shtoi se besonte që Shqipëria nëse do të vijonte ky vullnet politik mes forcave, mund ta arrinte anëtarësimin që në vitin 2027.

“Lërini urdhrat e partisë, shërbejini Shkodrës dhe Shqipërisë, votojeni këtë marrëveshje. Në një moment dhe një ditë historike si kjo e sotmja. Unë e di që shumë prej jush, jo të gjithë, prisnit që grupi i punës së zgjerimit dhe vendet në proces anëtarësimi në BE, COELA të mos e kalonte sot raportin e piketave të ndërmjetme, e kaluan. 27 vota pro. Ky është lajm i mirë për këdo, për Shqipërinë. Unë nuk bëj pjesë te ata që them se ky është vetëm kontributi ynë, kanë edhe të tjerë që kanë kontributet e tyre, janë qindra ekspertë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme, kemi shumë punë përpara”, tha Balla mes të tjerash në fjalën e tij.

Ai e ilustroi me shembullin e Malit të Zi procesin, duke theksuar se Shqipërinë e priste ende një rugë e gjatë përpara. Por shtoi se ata si deputetë të kësaj legjislature ndodhen në një moment historik, pasi kanë mundësinë t’i shërbejnë vendit.

“Ishim edhe me kolegë nga Mali i Zi, që na thanë se vetëm dy muajt e fundit kanë kaluar të paktën 200 ligje pjesa më e madhe që lidhej me përafrimin e legjislacionit për integrimin në BE. Ne kemi nderin e madh që kemi përfaqësuesit e popullit në këtë moment të madh historik. Ne duhet t’i përgjigjemi kësaj periudhë historike që na ka rënë si nder i madh. Nga sot deri në 2027 duhet ta mbyllin procesin e anëtarësimit në BE. Duhet të kemi të gjithë besim. Jemi brenda kalendarit dhe ambicien e kemi bazuar te pritshmëritë që vijnë nga Komisioni dhe vendet anëtare”, vijoi deputeti socialist.

Balla përshëndeti edhe propozimin dhe pozicionin zyrtar të kancelarit gjerman Merz dhe qeverisë gjermane për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit me faza. Ai ftoi opozitën që gjithashtu të vijonte bashkëpunimin siç bënë për rezolutën dhe së fundmi në seancën e sotme për Rregulloren.

“Dua ta përshëndes dhe falënderoj pozicionin e bërë publik të kancelarit Merz dhe qeverisë gjerman, për këtë udhëheqje historike. Dua ta përshëndes dhe falënderoj pozicionin tani zyrtar. Lajm i mirë për këtë pozicionim në udhëheqjen historike. Në frymën e asaj rezolute që miratuam javën e kaluar nga të gjithë deputetët, ju falenderoj, në frymën e përbashkët që u bëmë të gjithë bashkë, e po e vijojmë edhe me ndryshimet për Rregulloren këtë frymë”, tha ai.

Në lidhje për marrëveshjen e investimit për Alpet në qarkun e Shkodrës dhe financimin 100 mln euro për projektin, Balla ftoi gjithashtu kolegët opozitarë që ta votonin në këtë kuadër bashkëpunimi që i shërben qytetit verior dhe zhvillimit të vendit.

Madje ai bëri edhe krahasime investimesh mes dy qeverive në kohë.

“Rrallë ndodh që të jemi këtu e të diskutojmë një projektligj që çon në një bashki të vetme 100 mln euro. Kjo dëshmon se kjo qeveri e ka Shkodrën siç ka edhe bashkitë e tjera, prioritet themelor, 1,3 mld euro të investuara në Shkodër nga qeveritë tona në këto vite. Dhe 1,3 mld euro është disafish se buxheti juaj gjatë qeverisjes. Ne nuk krahasohemi asnjëherë me ju, kurrë, se ne krahasohemi me veten tonë. Mjaftuan këto vitet e para që Shkodra i dha votëbesimin PS për të kuptuar se si ishte marrë peng ajo bashki. Bëhet fjalë për një projekt mbarëkombëtar, me Bankën e Investimeve dhe KFV-në gjermane duke shkuar te një investim strategjik për të zhvilluar turizmin e integruar. Synojmë të ndërtojmë një korridor të zhvilluar që t’i zbresë Alpet në Adriatik dhe Shëngjin, Velipojë dhe më tej. Ky është investim historik, që garanton infrastrukturë rrugore që do krijonin aksesin në Alpe dhe Adriatik, hapësirat urbane, transportin publik, infrastrukturën mjedisore dhe kulturore dhe turizmin për Shkodrën e bukur dhe ndërlidhjen me malësinë. Duhet të bashkoheni bashkë me ne për ta votuar këtë. Ne jemi të gatshëm për gjithçka, kur bëhet fjalë për më tepër për këto investime dhe për të mirën e Shqipërisë”, deklaroi ai.


Shtuar 21.05.2026 16:14

Tags: ,
jojobetjojobetjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişjojobetOnwin Girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/