Prishi koncertin e Bregoviç, kërkohet ndihmë për ta liruar nga qelia (FOTO LAJM)

Koncerti i Bregoviç në Korçë nuk kaloi pa pasoja.

Gjatë kohës që këngërtari serb ishte në podium, u hodh gaz lotsjellës nga disa persona që tentuan ta prishnin koncertin.

Sot ata persona ndodhen në qelitë e burgut dhe dhe mes tyre është edhe personi në foton e mëposhtme Josif Gorrea.

Në rrjetet sociale po qarkullon një thirrje për lirimin e personave që hodhën gaz lotsjellës, pasi sipas postimeve në rrjet, qëllimi i tyre ishte thjesht dhe vetëm patriotik.

Postimi i plotë:

I lus miq e dashamirë në përkrahjen e lirimit të menjëhershëm të Josif Gorrea që mbahet në Polici për rastin e ga*zit lot*ësjellës në Korçë.

Lus t’ë gjithë miq e dashamirë ta shikojme t’i ndihmojmë si me gjo*bë dhe me avokat.

Ai e kreu punën. Mos t’a lajmë në baltë.

#UneJamJosifGorrea

Shpërndarje/albeu.com


Shtuar 25.08.2021 18:26