Prindërit e çuan me urgjencë në spital, zbulohet shkaku u vdekjes së 3-vjeçares në Elbasan

Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, një vajzë rreth 3 vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore është konstatuar edhe shkaku i vdekjes së fëmijës, i cili është pneuomonia bilaterale dhe insuficenca kardiorespiratore.

Burime bëjnë me dije se ky është edhe shkaku se përse fëmija është paraqitur në spital me një nivel oksigjeni tepër të ulët.

Kujtojmë se në një prononcim për media, babai i të miturës, Agim Islami, tregoi se vajza kishte ditë që ishte sëmurë. Në një vizitë që i kishin bërë para disa ditësh mjeku i kishte thënë se ishte virozë dhe i kishte dhënë ilaçe. Sipas babait, mbrëmë 3-vjeçarja ishte bërë keq dhe e çuan me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë./albeu.com