Princi Filip ka tradhëtuar Mbretëreshën? Zbardhet e vërteta pas shumë vitesh

Ish sekretari për shtyp i Mbretërshës Elizabet, Dickie Arbiter, u ftua ne Channel 4 për te folur rreth akuzave për tradhëti që i janë bërë Princit Filip ndër vite.

Me daljen e serive të reja të serialit që portretizon familjen mbretërore dhe jetët e tyre, “The Crown”, Arbiter u mundua të bëntë ndarjen e reales nga trillimi. “Është një serial i mirë, por sduhen marrë për të mirëqena cdo gjë që thuhet apo ndodh aty”

Në vitet 50 dhe 60, Princi Filip akuzohej në gazetat franceze se kishte lidhje jashtëmartesore me ndonjë aktore apo kërcimtare. Arbiter u ndal të thoshte se Princit Filip vërtetë i pëlqente të flirtonte, por kjo nuk ka shkuar asnjëherë më tej.


Shtuar 10.11.2022 19:22