Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu mbështetjen e tij për Princeshën Kate.
Në një reagim në platformën X, Begaj uroi për një shërim të shpejtë dhe të plotë për Princeshën, duke theksuar forcën dhe hirin që e karakterizon atë.
“Lutje të sinqerta për një shërim të shpejtë dhe të plotë për Princeshën Kate, shpresojmë ta kalojë këtë sfidë me forcën që e karakterizon”, shkroi ai.
“Duke i dërguar urime të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe të plotë Princeshës Kate, le të shkëlqejnë forca dhe hiri juaj përmes kësaj sfide”, shkruan presidenti Begaj.