Princesha Beatrice zbulon emrin e vajzës, domethënie e veçantë

Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi kanë konfirmuar emrin e vajzës së tyre të vogël e cila lindi më 18 shtator.

Përmes një postimi në Twiter, Beatrice ndau një foto të ëmbël të gjurmëve të foshnjës dhe shkroi: “Jemi të lumtur të ndajmë me ju, që vajzën tonë e kemi quajtur Sienna Elizabeth Mapelli Mozzi. Jemi të gjithë mirë dhe Wolfie është vëllai më i mirë i madh i Sienna-s”.

Ndërsa bashkëshorti i saj shkroi në Instagram: “Sienna Elizabeth Mapelli Mozzi. Jeta jonë bashkë sapo ka filluar, dhe mezi pres të shoh të gjitha gjërat e mahnitshme që na presin. Ndjej kaq shumë dashuri dhe mirënjohje për gruan time të mahnitshme, foshnjën Sienna dhe Wolfie. Këto janë ditët që nuk dua t’i harroj”.

Në përputhje me traditën, emri i mesëm i foshnjës, Elizabeth, ka një lidhje të ëmbël me stërgjyshen e saj, Mbretëreshën. Ndërkohë, emri Sienna e merr kuptimin nga qyteti italian i Sienës në Toskana./albeu.com


Shtuar 2.10.2021 14:42