PRIMARET në PD/ Një tjetër kandidat i bashkohet garës në Fier

Partia Demokratike shtyu deri më 12 nëntor procesin e regjistrimit në primare, ndërkohë që procesi është mbyllur për Tiranën.

Një ditë pas këtij vendimi, një demokrat ka shpallur kandidaturën e tij në primaret për bashkinë e Fierit.

Bëhet fjalë për Ermal Hametajn, i cili është kreu i dhomës së avokatisë në Fier.

Hametaj do të ketë përballë Artur Mahmutajn dhe Edvar Kodhelin, të cilët e kanë shpallur më parë kandidaturën.


Shtuar 8.11.2022 20:18