Deputetja Albana Vokshi ka dhënë sot një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.
Ajo bëri me dije se kryesia ka miratuar emrat e kandidatëve për Primaret në bashkitë që kishin mbetur pa miratuar.
Vokshi sqaroi se KOKOE do të japë informacione në ditët në vijim mbi kandidatët, ndërsa tha se për emrat në bashkitë e tjera vijojnë bisedimet me partitë aleate.
Fjala e AlbanaVokshit:
Emrat për bashkitë e mbetura:
Fushë Arrëz- Dedë Bajraktari, Hilë Curi, Hilë Kola, Pjetër Qafa, Nikë Deda
Cërrik- Ankelida CCela, Servet Duzha
Gjirokatër- Enkelejda Muzhi, Denis Kuqi, Shemsho Lamja, Dorian Lami
Përmet- Edmont Komino, Niko Shupuli.
Këlcyrë- Arjan Kasaj, Edmond Nano
Memaliaj- Albert Malaj, Bukurosh Ajdini
Tepelenë- Baftiar Imeri, Hysni Kasëmi
Libohovë: Adil Xhelili
Kolonjë: Et’hem Lumani
Kamëz- Arian Hoxha, Asllan Dogjani, Shemsi Prencci
Bulqizë- Dëfrim Fiku, Fatos Hoxha
Krujë- Agim Kodra, Agron Loka, Andi Gjoka, Arjan Vogli, Aqif Mesi, Genc Lacci, Gëzim Hoxha, Ilir Ndreu, Imer Merlika, Ndriçim Babasi, Denis Hidri
Për bashkitë e tjera është duke u biseduar me partitë e tjera aleate, në ditët në vijim KOKOE do japë një informacion më të plotë në lidhje me kandidaturat e miratuara nga kryesia.