“Primaret i hapin derën të gjithëve”, Gerti Bogdani: Në Tiranë duhet të ndryshojë mentaliteti i qeverisjes

Në emisionin “Kjo Javë” Gerti Bogdani kandidat në primare, foli për zgjedhjet vendore, ndërsa u shpreh se primaret i japin mundësinë të gjithëve dhe se u takon demokratëve për të votuar atë që garanton një fitore në Tiranë.

Ai u shpreh se në Tiranë duhet të ndryshojë mentaliteti i qeverisjes.

Pjesë nga biseda në studio:

Primaret?

Bogdani: është një proces i rëndësishme, një përgjegjësi më e madhe. Sepse një kandidat del me mbështetjen e të gjithë anëtarësisë, përgjegjësia ndaj qytetarit bëhet shumë e madhe. Puna bëhet shumë e madhe,. E shoh si risi pozitive. Do të jetë një standard për politikën shqiptare në tërësi. Procesi duhet dhe do të jetë i drejtë. Shpresoj dhe uroj të dalë kandidati që garanton garën në Tiranë.

Si do ta nisni fushatën tuaj?

Bogdan: Udhëzimi parashikon që kandidatët të paraqesin programin në çdo njësi dhe pjesa tjetër e ditës vazhdon me fushatë individuale. Por më e rëndësishme është të jesh në terr sepse aty sheh se cilët janë problematikat.

Tiranës çfarë do ti ndryshonit?

Bogdani: Mentaliteti i qeverisjes, ku të gjithë janë të barabartë, ku punohet me transparencë.