Partia Demokratike ka publikuar së fundmi udhëzimet mbi afatet dhe procedurat për zhvillimin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit për qytetet Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.
Në njoftim bëhet me dije se afati përfundimtar për pranimin e kandidaturave në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të jetë data 06 nëntor 2022 ora 22:00.
“Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për Primaret në bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan, do të jetë data 06 nëntor 2022 ora 20:00 në selinë qendrore të PD.
Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim, pasi dokumentacioni do ti kalojë kryesisë s PDSH për vlerësimin e kandidaturave”, thuhet në njoftim./albeu.com
Vijon…