Primaret e PD-së, Sazan Guri shpërthen në akuza pas votimeve: Më vodhën dhe mua

Analisti i njohur Sazan Guri, i cili kandidonte në Primare për bashkinë e Beratit ka arritur që të marrë vetëm 32 vota.

Fitues u shpall Zija Ismaili me 527 vota.

Guri ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas shpalljes së rezultatit. Ai ngre akuza për manipulim të rezultatit.

Postimi:

“Nuk vura vezhgues sic me kerkuan se nuk e kuptoja dot te vidhesh vota brenda llojit. As nuk ndenjta deri ne fund, se kur delnin pas votimit me thoshin ‘profesor i madh’ dhe te shketet i tradhtonte fytyra, zeri, mbi te gjitha syte qe i hiqnin shpejt nga shikimi dhe pashe c’pashe ika nga mesdita. duke mos iu dhene doren atyre qe nuk e meritonin dhe pas disa oresh me thane rezultatin:

une, nga 610 persona qe votuan prej 2400 antareve te PD qe ishin shtuar me 500 simpatizant te kandidatit me porosi deri ne 2900 votues, fitova 30 kalores, ose trima qe s’pyeten per presion, ose luftetare qe vrane friken. vetem ne nje qytet.

Mos harroni se nuk ishin as 30 rilindasit tane me dy milion banore ne 1870-1912 ne gjithe trevat ne shqiptare,

keshtu qe jemi mire boll.”