Ditën e djeshme, grupi i Berishës mbajti ditën e djeshme primaret për përcaktimin e kandidatëve që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit në bashkitë pa kryetarë.
Mësohet se kanë votuar 5.545 demokratë.
Kandidatët që fituan në primaret:
Bashkia Dibër: fitues z. Premtim Riza Kryemadhi me 424 vota
Bashkia Durrës: fitues z. Ardian Mihal Muka, me 1162 vota
Bashkia Lushnjë: fitues z. Elton Ilir Bano me 671 vota
Bashkia Rrogozhinë: fitues z. Hekuran Selman Xhani me 221 vota
Bashkia Vorë: fitues z. Lulzim Sefer Vrana me 277vota
Bashkia Shkodër: fitues z. Bardh Ali Spahia me 1011 vota./albeu.com