Basha: PD, e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ndarë në Facebook një tjetër mesazh të dhënë dje në emisionin “Radari Informativ” në ABC.

Basha thekson se interesat personale nuk mund të prevalojnë mbi interesat e demokratëve dhe se Partia Demokratike është shpresa e vetme për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë.

“Që interesi, as i Sali Berishës, as i Lulzim Bashës nëse do të ishte i goditur nga një vendim non grata nga Departamenti i Shtetit nuk mund dhe nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve. Interesi i një njeriu, cilido qoftë ky, cilido qofshin kontributet e tij, nuk mund të prevalojë mbi interesat e demokratëve dhe dua ta them, interesat e PD, që është alternativë e vetme ndaj pushtetit të korruptuar”, thotë Basha, ndërsa shkruan se PD është e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë./albeu.com

 


Shtuar 1.12.2021 19:53