“Prigozhin është gjallë”, habit analisti rus: Po përgaitet hakmarrja ndaj Putin

Jevgeny Prigozhin jeton dhe mbretëron, ka pretenduar një analist politik rus, disa orë pas funeralit të kreut të grupit mercenar “Wagner”, ku nuk mori pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Duke komentuar mungesën e djeshme të liderit rus në funeralin e Prigozhin, i cili u mbajt në një rreth të mbyllur, Dr. Valerie Solovey pohon se avioni që u rrëzua në Moskë javën e kaluar mbante një tjetër dhe jo vetë kreun e Wagner.

Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, analisti rus pretendon se kuzhinieri dikur i preferuar dhe aleati i ngushtë i Putinit fshihet në një vend të huaj për sigurinë e tij dhe se lideri i fuqishëm i Kremlinit qëndron vërtet pas rrëzimit të avionit të mërkurën e kaluar në kryeqytetin rus.

“Prigozin është gjallë dhe planifikon të hakmerret ndaj Putinit pas vdekjes së të besuarit të tij dhe shumë prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë”, pohon analisti rus, duke shtuar: “Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i lirë dhe kjo do të zbulohet gjatë këtij viti”.

Megjithatë, nuk dihet se në cilin vend ka gjetur strehim, siç theksoi Dr. Valerie Soloway.


Shtuar 30.08.2023 11:07