Prezantuesja poston videon nudo në Instagram: Nuk e vura re

Prezantuesja Jess Eva ka postuar një video në Instagramin e saj teksa po përgatitej për të dalë. Por prezantuesja australiane teksa po bëhej gati nuk e kuptoi se në klipin që kishte ngarkuar, kishte momente ku shfaqej nudo.

Më konkretisht në videon që ka postuar ajo shihet teksa bën flokët dhe grimin e më pas zhvishet për t’u veshur.

Por ajo me sa duket nuk e kishte kuptuar se kishte një pasqyrë pas vetes.

Në përpjekje për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur ajo ka komentuar me humor pa e shkarkuar videon nga llogaria e saj të cilën disa fansa e kanë komentuar pozitivisht.

“Më vjen shumë keq që harrova se kishte pasqyra në dhomat e zhveshjes që mund të shihje!”, u tha ajo 116,000 ndjekësve të saj.


Shtuar 15.11.2023 15:05