Policia ka gjetur armën e zjarrit tip pistoletë më të cilën Arsen Muskurti vrau pasditen e djeshme vëllani e tij dhe kunatën, teksa këto të fundit ishin në agjensi te rruga “5 Maji” në kryeqytet.
Pas krimit autori pretendoi se armën e kishte hedhur në një kosh mbeturinash, por “blutë” njoftojnë se arma nuk është gjetur në kosh, por në një vend tjetër.
Në orët e vona të natës, ai është marrë në pyetje, ku pasi ka pranuar autorësinë e krimit, ka treguar edhe motivet që e çuan për të kryer aktin e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Pas kontrolleve policia ka gjetur pistoleten me te cilen Arsen Muskurti pasditen e djeshme vrau vëllain dhe kunatën e tij.
Burimet bëjnë me dije se pistoleta nuk është gjetur në kosh mbeturinash siç autori pretendoni fillimisht se e kishte hedhur.
Në orët e vona të mbrëmjes ai është marrë në pyetje nga policia dhe peokuroria ku, pasi ka pranuar autorësinë e krimit ka treguar edhe motivet që e çuan për të kryer aktin e rëndë./albeu.com