Presidentja e KE-së sot në Tiranë, zbardhet agjenda e takimeve

Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, Ursula von der Leyen do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

Mësohet se ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të zhvillohet në orën 14:30.

Agjenda:

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri

16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri

Von der Leyen po zhvillon një tur në Ballkanin Perëndimor, ku ditën e djeshme ka qenë në Maqedoninë e Veriut dhe do të shkojë edhe në Prishtinë e më pas në Sarajevë, Beograd e Podgoricë.

Siç kanë theksuar tashmë nga Brukseli, ajo do të përcjellë mesazhin se BE-ja mbetet e përkushtuar për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përveç perspektivës evropiane të rajonit, Von der Leyen pritet të shpallë një paketë ekonomike masash për Ballkanin Perëndimor./albeu.com


Shtuar 27.10.2022 07:47