Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen gjatë prezantimit vjetor të gjendjes së BE-së në Parlamentin Europian.
Von der Leyen tha se, para fundit të muajit, do udhëtojë në Ballkan për të përçuar angazhimin e tyre për anëtarësimin në BE.
Më tej ajo u shpreh se, ia kanë detyrim të rinjëve që besojnë në të ardhmen europiane.
Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE. Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen europiane.
Po rrisim Investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth 1/3 e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit.
Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në”, ka thënë ajo./albu.com