Presidenti sfidon hapur Ramën dhe i përmend kartelën: Para Metës sillesh si lepur

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dalë sot në një konferencë për mediat, për të denoncuar blerjet e votave.

Ai e ka quajtur kryeministrin Rama rrugaç, vagabond që sipas tij ka kapur drejtësinë dhe ka shkelur Kushtetutën.

Në një moment, Meta është shprehur se para tij, Rama sillet si lepur.

Madje ai ka përmendur edhe njëherë kartelën mjekësore të kryeministrit, e cila sipas Metës do të jetë mënyra sesi Rama do t’i shpëtojë drejtësisë.

“Do të vijë dita dhe do të thotë nuk është faji im që jam i çmendur, ju më zgjodhet”-u shpreh Meta.


Shtuar 22.04.2021 11:11