Presidenti i Republikës, Ilir Metam ka dekoruar me titullin e lartë një gazetar të prestigjiozez gjermane “Deutsche Welle”.
Lajmin Meta e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Në vlerësim të ndihmesës së jashtëzakonshme të dhënë për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes popujve tanë, si dhe me mirënjohje për kontributin e gjatë dhe profesionalizimin e jashtëzakonshëm të dëshmuar në mediat ndërkombëtare, ku ka spikatur për thellësinë dhe saktësinë e analizave të tij, çmova sot përkthyesin dhe gjuhëtarin e shquar, analistin politik dhe gazetarin e mirënjohur, Auron Dodi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.
Themelues i Programit Shqip të medias prestigjioze gjermane “Deutsche Welle”, përkthyes zyrtar i të gjithë Kancelarëve dhe Presidentëve federalë të Gjermanisë prej çerek shekulli, i pandarë në tryezat shtetërore politike, në negociatat e nivelit më të lartë për marrëdhëniet politike, të drejtësisë, ekonomike, në bashkëpunimin e sigurisë dhe atë mbrojtjes midis dy vendeve tona, puna e Auron Dodit, na mbush me krenari, pasi dëshmon besim dhe vlerësim të rrallë për integritetin e një qytetari tonë.
Urime, shumë sukesese dhe arritje të tjera në karrierën e tij!