Presidenti Meta dekreton ligjin, “i hapet rruga” 500 mijë vaksinave Pfizer

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për marrëveshjen me Pfizer për furnizimin me vaksina anti-covid.

Marrëveshja në fjalë që presidenti Meta ka dekretuar është arritur mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, parashikon blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer.

Në total, kjo marrëveshje siguroi 126 vota pro nga deputetët e Kuvendit që ishin të pranishëm, ku përfshihen edhe votat e deputetëve të opozitës.

DEKRET

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.

Nr. Dekretit 13266

Tiranë, më 12.10.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META/albeu.com

 

 


Shtuar 15.10.2021 17:55