Presidenti iranian Ebrahim Raisi vuri në shënjestër Shtetet e Bashkuara në një fjalim online të prerë sot në mbledhjen e OKB-së, duke theksuar në dy momente për të cilat tha se kanë bërë histori.
E para, kryegritja e Kapitolit më 6 janar dhe e dyta, civilët afganë që po binin nga aeroplanët evakuues amerikanë muajin e kaluar në Kabul.
Raisi bëri thirrje që SHBA të përmbahen nga përpjekjet për të ndikuar në botë, duke thënë se botës nuk i intereson më “Amerika e Parë” ose “Kthimi i Amerikës”.
Kjo ishte një “shuplakë” si ndaj Presidentit Biden ashtu edhe paraardhësit të tij Donald Trump.
“Liria nuk futet në çantat e ushtarëve që vijnë nga jashtë rajonit”, shtoi ai.
Në fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që kur u bë president, Raisi sulmoi gjithashtu SHBA për mbajtjen e sanksioneve ndaj Iranit, në mes të negociatave të bllokuara për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
“Ne duam vetëm atë që është e jona me të drejtë. Të gjitha fuqitë duhet t’i qëndrojnë besnike marrëveshjes bërthamore në praktikë”, tha ai./albeu.com