Presidenti i ri, reagon Boçi: Teatër tallës, Rama tërhoqi për hunde Alibeajn

Ende po vazhdojnë bisedimet midis dy partive PD dhe PS ku edhe ditën e sotmenu është djegur raundi i dytë për emrin e Presidentit.

Opopzita duhej që të propozonte emër për dy raundet e  para dhe më pas Partia Socialiste, asnjë emër nuk është dorëzuar sipas rregullores.

Pas skadimit të afatit ka reaguar edhe deputeti Luciano Boçi nga qyteti i Elbasanit.

Sipas Z. Boci çështja e Presidentit është një teatër tallës i paralajmëruar nga grupi i Rithemelimit. Sipas tij Rama ka axhendën e vetë dhe në këtë proces nuk ka bërë asgjë tjetër vecse ka tërhequr prej hundësh deputetin Alibeaj. Ndërsa gjykon se negociatat duhet të jenë në nivel politik dhe jo parlamentar garanton se në raundin e tretë Partia Demokratike , duke iu referuar grupit të Rithemelimit do ta shfrytëzojë .

Teksa monitoroi procesin zgjedhor për kreun e Pd , deputeti Boci tha se interesi i demokratëve është i lartë në të gjithë vendin.

“Çështjen e presidentit është diçka e paralajmëruar nga ne, duke parë sjelljen e Ramës në raport me Alibeajn që ishte një teatër. Rama ka agjëndën e vet, kërkon të zgjedhë presidentit nga zarfi dhe xhepi i vet, por tërhoqi për hunde zotin Alibeaj për ta paraqitur si proces konsensual.

Alibeaj kaq kërkon që të konsiderohet drejtues, kaq minimalist është. Nuk është qëllimi të zgjidhet presidenti, qëndron oferta ime që ai të negociojë në nivel politik. Ne nuk heqim dorë nga procesi, do vazhdojmë me përpjekjet për të negociuar brenda PD-së deri në raund të tretë”-u shpreh Boçi.


Shtuar 22.05.2022 18:39