Presidenti i ri, OSBE: Të përfaqësojë unitetin e popullit

Prezenca e OSBE në Shqipëri, ka reaguar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri duke thënë se e përshëndet procesin përfshirës që do të sjellë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.

“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, thotë OSBE në një postim në Facebook.

Shtuar 13.05.2022 10:18