Presidenti i ri, Boçi jep emrat e figurës që dëshiron PD

I ftuar në emision “Log” deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

I pyetur nga moderatori  se kush do të ishte figura e presidentit që do të kënaqte Komisionin e Rithemelimit, Boçi tha se duhet të jetë një person publik por jo shumë politik dhe që ka integritet të plotë profesional.

Ai tha se dy nga emrat që mund të plotësojë këto kritere janë Dritan Demiraj dhe Neritan Ceka.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Cila do të ishte figura e Presidentit që mund të kënaqte Rithemelimin, mund të na bëni një identikit?

Boçi: Identikiti është qenia e një figure publike jo shumë politike që ka shfaqur forcë karakteri në angazhimet publike dhe që ka integritet të plotë profesional, pse jo dhe intelektual. Të jetë një figurë e njohur në publik.

Xhafo: Kush do të ishte?

Boçi: Do të ishte një personalitet si Dritan Demiraj i propozuar nga Vatra, mund të ishte dhe Neritan Ceka./albeu.com