Presidenti i ri, Balla: Në raundin e tretë të shkohet me një kandidat

“Ne jemi për të gjitha mënyrat e mundshme”. Kështu u spreh kreu i grupit të PS, Taulant Balla për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Në një deklaratë për mediat, Balla tha se ajo që përjashtohet është formula e Enkelejd Alibeajt.

“Ka një propozim nga një pjesë e opozitës të mbështesin një kandidaturë. Ka një propozim tjetër që të vazhdojmë negociatat që ata të vijnë me emrat e tyre. Pra kjo është çështja për të cilën unë dua që të ndalem. Ne jemi për të gjitha mënyrat e mundshme me përjashtimin e vetëm të formulës së propozuar nga Alibeaj që nuk është negociatë. Në këtë aspekt orët, ditët në vijim do të jenë intensive bisedash me kolegët e opozitës që në raundin e tretë të shkohet me një kandidat. Besoj që ajo që është më e qartë se edhe në raundin e tretë nuk do të ketë një kandidaturë me firma nga PS”, tha Balla./albeu.com


Shtuar 24.05.2022 17:14