Presidenti i ri, Balla: Do rrëzohet çdo propozim që mban firmën e Berishës

Deputeti i partisë socialiste, Taulnt Balla në dalje nga mbledhja e parlamentit ka folur për mediat mbi opinioin e tij për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka theksuar se të gjitha propozimet që mbajnë emrin e Sali Berishës nuk do të merret parasysh dhe do të rrëzohet.

Balla: Sali Berisha i cili është i papranueshëm me cdo lloj propozimi me firmën e tij, deputeti i pavarur është shpallur non grata nga Amerika për vepra të mëdha korruptive, cdo kërkesë me firmën e tij do të rrëzohet.

Nuk është kundërshti ndaj propozimit por emrit që e ka bërë. Duket fyese që në një rezolutë për një masakër të tillë, brenda propozuesve të jetë ky person. E kam thënë dje dhe po e them sot, asnjë propozim nga ai nuk miratohet në Kuvendin e Shqipërisë./albeu.com