Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Stainmeier pas takimit me homologun Bajram Begaj po mban fjalën e tij në parlamentin shqiptar, ashtu sic ishte planifikuar në axhendë.
Ëalter e ka nisur fjalën e tij duke u shprehur me superlativa për Tiranën, e cila u shpall kryeqyteti i Rinisë në vitin 2022.
Po ashtu presidenti gjerman shton se në këtë qytet gjallon demokracia Europiane.
“ Eshte kënaqesi te jem sot pranë jush në Tiranë, në këtë qytet rinor, entuziast, Europain. Në këtë qytet ku gjallon demokracia Europiane. Tirana është qendra politike e Shqipërisë, është kryeqyteti Europian i rinisë 2022, e çfarë do t’i shkonte më shumë sesa ky titull, tani që me çeljen e negociatave me BE nis një faze e re dhe ardhmha e Shqipërisë në Europë është duke u konkretizuar”, ka thënë fillimisht Stainmeier./albeu.com