Teksa PS ka mbledhur kryesinë e cila do të publikojë emrin e kandidatit të saj për President, në selinë blu po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Sali Berisha u shpreh se nesër Edi Rama do të firmosë pushtetin e tij 100% në Shqipëri. Ai e cilëson Presidentin e ri që do të pasojë Ilir Metën një kukull të Ramës.
Berisha: Nesër Edi Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100% në Shqipëri. Zgjedh kukullën e tij. Zhvillimet janë dramatike, por qëndrimi ynë duhet të jetë më i vendosuri më i fuqishmi që kemi treguar ndonjëherë ndaj një regjimi armiqësor, të inkriminuar nga i pari tek i fundit në këtë vend siç është regjimi i Edi Ramës. Unë kamë besim te anëtarët e partisë se s’do pranojnë kurrë ketë plaçkitje të paskrupullt, të pangopshme të qytetarëve shqiptarë. S’do pranojnë kurrë këtë shkelmim para botës së qytetëruar të interesave jetike të shqiptarëve. Ata që mohojnë gjenocidet janë kriminelë, ndaj ne duhet të ngrihemi sa më shpejt dhëmb për dhëmb deri në triumfin e interesit tonë kombëtar dhe vlerave demokratike.
Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj. Këshilli i PD pritet të votoje me votim te fshehte kandidaturat e miratuara ne mbledhjen e Kryesisë së PD për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e PD. Anëtarët e Këshillit do të firmosin për prezencën e tyre manualisht dhe elektronikisht. Menjëherë në mbyllje te votimit te fshehte, numërimi do të bëhet ne mënyrë transparente për publikun dhe median. Secila flete votimi do të shfaqet ne ekran dhe rezultati do të jetë në kohë reale.