Presidenti Begaj takohet me homologun e Malit të Zi Jakov Milatoviç

Këtë të shtunë, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim pune me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Të dy presidentët, u fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndersjelltë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidenti Begaj, e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypaleshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.

“Me mikun tim dhe fqinjin tonë, Jakov Milatovic, për një qasje të përbashkët ndaj ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm në rajon”, shkruan Begaj.

Ndërtojmë ura dhe forcojmë miqësinë me fqinjët tanë.

Në ftesën e Presidentit të Shqipërisë @BajramBegajAL patëm një drekë pune në Lezhë që është një simbol shtesë i lidhjeve tona të forta dhe miqësisë 🇲🇪 dhe 🇦🇱.

Mbështetja e ndërsjellë në rrugën drejt një qëllimi të përbashkët është shumë e rëndësishme sepse e ardhmja jonë është në 🇪🇺.

Duhet të shfrytëzojmë potencialin e madh për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar për të mirën e qytetarëve tanë.

Fillon një epokë e re në marrëdhëniet 🇲🇪 dhe 🇦🇱.


Shtuar 23.03.2024 15:57