Presidenti Begaj shpallet “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Vaut të Dejës

Ditën e sotme, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u shpall “Qytetar Nderi” i Vaut të Dejës. Ky titull, iu dorëzua gjatë një ceremonie të organizuar në Bashkinë e Vaut të Dejës, me pjesëmarrjen e kryebashkiakut Kristian Shkreli, të anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe të përfaqësuesve të forcave politike.

Presidenti Begaj, u vlerësua për kontributin e dhënë ndaj banorëve të Vaut të Dejës.

“Intelektual i shquar, bartës i vlerave intelektuale e qytetare, shtetar i ekuilibruar, korrekt e i paanshëm! Për vëmendjen, dashamirësinë e miqësinë e treguar për Vaun e Dejës e banorët e tij”, shkruhet në motivacionin e titullit ”Qytetar Nderi” për Presidentin Begaj.

Presidenti i Republikës shprehu falenderime për këtë vlerësim dhe theksoi së titulli ”Qytetar Nderi”.

“Është detyrë për secilin nga ne të vijojmë përpjekjet për të mirën tonë të përbashkët, të familjes, komunitetit dhe të gjithë shqiptarëve”, tha Begaj.

Presidenti Begaj, ka ndërmarrë disa nisma në ndihmë të shëndetit dhe mirëqeniës së banorëve të Vaut të Dejës, siç është edhe projekti pilot i mamografisë lëvizësë në zonat thella.


Shtuar 29.02.2024 15:03